zoom

Aktualitet

Tabaku: Administratorja e Inceneratorit të Tiranës ka gënjyer, policia ta sjellë me forcë

Komisioni Hetimor për inceneratorët është mbledhur sërish ditën e sotme, ku do të vijojë marrja e dëshmive të administratorëve të Inceneratorëve të Tiranës e Fierit si edhe Sekretares së Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kryetarja e këtij Komisioni, Jorida Tabaku tha se është thirrur sërish për të dëshmuar sot Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, teksa theksoi se në dëshminë e kaluar, më 14 mars, ka thënë të pavërteta. Tabaku u tregua e prerë teksa u shpreh se Kodra ka kohë deri në drekë të paraqitet, në të kundërt do t’i kërkohet Policisë që taçojë me forcë.
“Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të thirrur për ditën e sotme. Zonjës Kodra i janë kërkuar dokumente shtesë dhe është njoftuar të paraqitet sërish në Komision në orën 9.00. Zonjën Kodra megjithëse kemi 20 minuta që e presim, nuk është shfaqur në Komision. Unë i kërkoj stafit të Komisionit Hetimor që të vendosemi në kontakt me të. Të gjejmë një numër telefoni, ta rithërrasim edhe një herë në drekë, në thirrjen e tretë, nëse nuk paraqitet, për zonjën Kodra ne do të bëjmë të njëjtën procedurë që propozuam për z. Loran Dusha, do të njoftojmë shërbimet e Policisë së Shtetit për ta sjellë këtu me forcë”, tha Tabaku.

Postime të lidhura