Aplikacion
Kryesuesit e kampionatit presin Dinamon me një pamje të re, pas emërimit të trajnerit italian Rodolfo Vanolit. Tirana vjen me ide të qarta në këtë betejë të rradhës dhe do të shfrytëzojë momentin e dobët të kundërshtarit që gjendet në zonat e ulëta të renditjes për të vijuar drejt objektivit të saj primar që është titulli i 26-të.
Në anën tjetër, Dinamo e ka të qartë se nëse kërkon të qëndrojë mes më të mirave duhet patjetër të ndalojë marshimin e Tiranës për të siguruar pikët e nevojshme në luftën për mbijetesë. Vanoli e shpjegoi qartë detyrën e tij për të shpëtuar skuadrën nga rreziku i rënies, ndërsa tregoi respekt, por jo frikë përballë një rivali si Tirana.
Në ndeshjet e tjera të javës, Skëndërbeu i Skënder Gegës pret Kukësin e Longos. I emëruar pas largimit të Memellit, ish-trajneri i Partizanit dhe së fundmi Kukësit, skuadër të cilën do ta ketë përballë si kundërshtar, ka një detyrë të vështirë për të ndalur hapin e verilindorëve që janë në vendin e tretë në renditje. Gega vjen në stolin e bardhekuqve me një eksperiencë të rëndësishme dhe do të kërkojë maksimumin përballë kundërshtarit që po kalon një luhatje rezultatesh në ndeshjet e fundit.
Egnatia-Vllaznia pritet të jetë një tjetër duel që pritet me shumë interes. Shkodranët shkarkuan së fundmi Thomas Brdaric pas humbjes fatale me Tiranën dhe do kërkojnë kthesën përballë rrogozhinasve që renditen të 8-tët në kampionat.
Duelet e tjera priten të jenë ato mes Kastriotit dhe Partizanit, ndërsa Laçi i vendit të dytë pret Teutën.
/zoom.al