Aplikacion
Për të garantuar sigurinë, policia ka marrë masa duke bllokuar qarkullimin rrugor nga ora 14.00 deri në 15.30 në akset:
-Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.
Por, kjo nuk është e vetmja masë e marrë nga Policia e Shtetit. Lokalet në zonën e “Bllokut” në Tiranë janë urdhëruar që në orën 15.00 të ndalojnë muzikën. Arsyeja? Vizita e Bill Clinton. Çfarë ndikimi ka muzika në vizitën e presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara?
Këtë pyetje ngrenë edhe pronarët e bareve me njëri-tjetrin.
“Përsa e njoh Billin unë, ai është dhe qejfli”, thotë me ironi në “Facebook” Redi Panariti, që është edhe pronari i lokalit “Radio”.