zoom

Aktualitet

Sulmuan rojet në një uzinë në Gramsh, autoritetet lirojnë rusët, por i ndalojnë largimin

Autoritetet shqiptare të drejtësisë kanë vendosur të lirojnë shtetasit rusë që u futën në uzinën e Gramshit para disa muajsh duke sulmuar rojet e subjektit.

Shtetasi Mikhail Zorin do vendoset në arrest shtëpie, ndërsa Fedir Alpatov dhe Svetlana Tomofoeva janë të ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë.

Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor.

Shtetasit rusë hynë në uzinën e Gramshit gushtin e vitit të kaluar dhe kanë sulmuar ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.