zoom

Slider

Sulmi në zemër dhe goditja në tru: shkaqet pse rreziku rritet gjatë festave

Janë 7 faktorë kryesorë që rrisin shkallën e sulmit në zemër dhe goditjes në tru gjatë periudhës festive.

1. Ndryshimi i papritur i temperaturës

Nga të dhënat është vërejtur një rritje e infarkteve dhe goditjeve në tru gjatë ndryshimit të menjëhershëm të temperaturës, që zakonisht ndodh në dimër. Kjo është ndoshta për shkak të këputjes së pllakave ateromatoze dhe formimit të mëvonshëm të një mpiksjeje dhe bllokimit të arteries.

Me fillimin e një ataku kardiak, një në pesë pacientë vdesin papritur.

2. Ndërprerja e mjekimit për shkak të pushimeve

Gjatë pushimeve ka ndërprerje të mjekimit te pacientët me sëmundje të zemrës. Pacientët që marrin terapi antitrombocitare pas angioplastikës ose bajpasit të arterieve koronare, shpesh nuk janë të rregullt gjatë pushimeve dhe kjo rezulton në shfaqjen e infarktit akut të miokardit.

3. Ç’rregullimi i dietës

Ç’rregullimi i dietës dhe ushqimi i tepruar, pirja e tepërt janë vërejtur gjatë festave. Kështu, pacientët me dështim të rregulluar të zemrës kalojnë lehtësisht në edemë pulmonare akute dhe veçanërisht me një sasi të shtuar të kripës në dietë.

4. Fillimi i ushtrimeve të papritura për shkak të pushimeve

Shumë pacientë të zemrës fillojnë aktivitete të forta fizike (të tilla si ecje ose sporte) gjatë pushimeve. Aktiviteti fizik i papritur shumë herë dhe te njerëzit pa sëmundje të zemrës mund të shkaktojë një infarkt akut të miokardit. Rekomandohet fillimi i aktivitetit fizik gradualisht dhe me një rritje ditore prej 5-10 minutash të ushtrimeve.

5. Kosto e tepërt dhe dobësi financiare

Shumë të sëmurë nga zemra që shkojnë me pushime nuk llogarisin koston financiare dhe me faturën, e cila zakonisht shtohet, kanë stres të tepruar për të përballuar. Stresi rëndon sëmundjet e zemrës dhe është një nga shkaqet që shkakton sulmin në zemër dhe goditjet në tru.

6. Ndërprerja e mjekimit për shkak të krizës financiare

Njerëzit ndërpresin mjekimin për shkak të krizës ekonomike dhe pamundësisë për të paguar ilacet.

7. Depresioni tek personat e vetmuar

Personat e vetmuar në këto ditë festash kanë shtuar depresionin.