zoom

Bota

Sulmi ndaj Izraelit, Irani: Kemi goditur 80% të objektivave me 200 raketa

Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80% e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat e tyre sonte.

Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë thënë se “nuk janë në dijeni” për ndonjë lëndim nga sulmi raketor, i cili u nis në orët e fundit.

Për më tepër, një zëdhënës i Magen David Adom, shërbimi i reagimit emergjent të Izraelit, tha se nuk kishte “raportime për të lënduar nga zjarri në drejtim të Izraelit“.

Kjo është me përjashtim të “dy lëndimeve të lehta nga prerjet në zonën e Tel Avivit dhe disa lëndimeve të lehta në mbarë vendin gjatë lëvizjes në hapësira të sigurta, si dhe rastet e ankthit“.

Mbrojtja ajrore izraelite, e ashtuquajtura Kupola e Hekurt, ka kapur një numër të raketave balistike.

Burime nga ushtria siriane kanë thënë se mbrojtja ajrore izraelite ka rrëzuar gjithashtu dhjetëra raketa që fluturuan mbi Sirinë jugore.