zoom

Politikë

Sulmet kibernetike/ Rama e pranon: Mbrojtjen e kemi të dobët

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Ëake Up” në Amerikë, deklaroi se regjimi i Iranit është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë, ndërsa ka paralajmëruar sulme të tjera kibernetike në vendin tonë.

Sakaq, kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është një aleat i fortë i SHBA ndërsa shtoi se kemi nevojë të shpejtojmë masat në mbrojtjen kibernetike, duke pranuar kështu se siguria jonë është e dobët edhe pse janë harxhuar miliona euro.

“Kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë për mbrojtje. Kemi nevojë të shpejtojmë masat në mbrojtjen kibernetike. Jemi të përgatitur për sulme të tjera, sepse e dimë që ky regjim është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë.

Nuk më takon mua ta them, sepse Shqipëria është një aleat i fortë i SHBA, nuk është mbi shpatullat tona të marrim barrën e vendimeve të mëdha.”-tha Rama.