zoom

Aktualitet

Sulme me eksploziv, plagosje dhe vjedhje, arrestohet 28-vjeçari me rrezikshmëri (EMRI)

Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, njoftoi se ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i identifikuar si Seadet Myftija.

Sipas burimeve zyrtare, 28-vjeçari nga Shkodra është i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.

28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se më datë 31 maj të vitit të kaluar, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij.

Kurse më datë 29 qershor 2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “shkatërrimi i pronës”, “plagosja e lehtë me dashje” dhe “vjedhja”, thuhet në njoftim. /ZOOM.AL/