zoom

Bota

Sulm me thikë në një shkollë në Kinë, raportohet për 8 të vdekur

Tetë persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur pas një incidenti me thikë jashtë një shkolle në Kinën lindore.

Një 21-vjeçar u arrestua në Kolegjin Profesional dhe Teknik të Arteve dhe Mjeshtërive Wuxi Yixing në qytetin e Wuxi pas ngjarjes.

Në deklaratë thuhet se ai mbaroi studimet  në vitin 2024 dhe kreu sulmin pasi “nuk arriti të merrte diplomën e tij për shkak të rezultateve të dobëta të provimeve” dhe se ai ishte i pakënaqur me pagesën e tij të praktikës.

Ai pranoi krimin e tij “pa hezitim”, tha policia.

Sulmi vjen pas një incidenti të hënën ku të paktën 35 njerëz u vranë kur një shofer përplasi me makinë një turmë njerëzish një stadium në qytetin jugor të Zhuhai.

Në rrjetet sociale ka pasur diskutime për fenomenin social të “hakmarrjes ndaj shoqërisë”, ku individët veprojnë në bazë të ankesave personale duke sulmuar të huajt.