zoom

Bota

Sulm me armë në Stamboll – Dy të maskuar futen në kishë dhe vrasin një person

Një person mbeti i vrarë në një sulm me armë të shënuar këtë të diel në Stamboll.

Dy persona të maskuar u futën në një kishë në lagjen Sariyer dhe nisën të përhapnin zjarr me automatik, ende për shkaqe të paqarta.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya tha se për rastin ka nisur një hetim i gjerë dhe po punohet për kapjen e autorëve dhe për të zbardhur më shumë detaje.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të poshtër”, tha ai.