zoom

Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qeverisë, AKSHI thotë se janë bllokuar vetëm faqet e jo të dhënat

Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit, AKSHI, ka njoftuar pak minuta më parë se gjendet nën sulme masive kibernetike të llojit DDoS.

Sipas AKSHI-t, ky lloj sulmi vetëm bllokon aksesin e faqeve publike dhe se nuk kanë lidhje me sigurinë e të dhënave apo sistemit.

“Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë”, njofton Agjencia, pa informuar se për cilat website bëhet fjalë.

Njoftimi vjen pak momente pasi u raportua një bllokim i shërbimeve të platformës e-Albania dhe dy ditë pas hakerimit të faqes online të Kuvendit dhe databazës së kompanisë celulare “One Albania”. Edhe këto të fundit e konfirmuan sulmin e ndodhur, por nuk treguan për masën e dëmit të shkaktuar nga sulmet.

Shqipëria ka më shumë se një vit që përballet me sulme të vazhdueshme kibernetike, nisur korrikun e shtuar kur grupi iranian “Homeland Justice” bllokoi portalin e shërbimeve publike e-Albania. Ajo u shoqërua me një sulm masiv në sistemin bankar. Disa herë kanë dalë jashtë funksionit edhe website-t e institucioneve qeveritare.

Pas çdo njoftimi për sulmin të gjithë të prekurit theksojnë se “po merren masa për sigurinë e të dhënave”, por goditjet kibernetike kanë vazhduar.