zoom

Aktualitet

Sulm kibernetik e hakim ndaj Policisë së Shtetit? Jepet urdhër për fikjen e pajisjeve kompjuterike!

Duket se hakerat kanë goditur përsëri dhe këtë herë rrjetin kibernetik të Policisë së Shtetit.

Një virus ka ngritur në alarm institucionin blu dhe menjëherë është pasuar me urdhrin për fikjen e të gjitha pajisjeve kompjuterike dhe elektronike që lidheshin me serverin qendror.

Zyrtarisht nuk ka ende një njoftim, konfirmim apo shkak, por burime policore thanë se u shpërnda urdhri për fikjen e tyre.

Sipas protokollit të sigurisë kibernetike, fikja e pajisjeve njëherësh bëhet kur çahet muri i sigurisë, ka përpjekje për hakim, ose një virus ka depërtuar në rrjet. Por mund të jetë edhe për arsye mirëmbajtjeje dhe sistemimi, proceset e restart-it apo updat-it që i bëhen rrjetit.

Burimet thanë se në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike. Dhe paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit, teksa pritet edhe një reagim zyrtar.

Ditë më parë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”, njoftuan se kanë kryer sulme të reja në institucione, duke vjedhur materiale me rëndësi. Mes tyre ishin të dhënat për 65 mijë karta identiteti ID dhe 162 mijë pasaporta biometrike./ZOOM.AL/

Postime të lidhura