Aplikacion
Suel Çela në dosjen e Plumbi të Artë, u shpall në kërkim pas dëshmive të Nuredin Dumanit, i cili tha se kishte porositur dy vrasje. Ndaj Çelës ka dhe një masë të dytë sigurie të ‘arrestit në burg’ të dhënë nga GJKKO muajin e fundit, pas goditjes së bandës së tij.
Njoftimi i GJKKO:
Kërkuesi Marjus (Suel) Lulaj (Çela) me datë 02.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokimin e masës së sigurimit personal “ arrest në burg”, të caktuar më vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 228, 229, 230, 238 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 689, datë 13.12.2024, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Marjus Lulaj (alias Suel Çela), paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të pajisur me prokurë të posaçme, vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, sikurse është dhënë me vendimin nr. 42 datë 17.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen personit nën hetim.
Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të tij, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.