Aplikacion
Qeveria ka njoftuar se nga 29 shtatori nuk do të ketë më pengesa për hyrjet në restorante, teatro apo stadiume, dhe do të hiqet rekomandimi për zhvillimin e punës nga shtëpia.
“Shoqëria jonë gjendet në një pozicion të ri, më të mirë. Po hedhim hapin drejt kthimit te jeta e përditshme normale dhe çlirimit të shoqërisë nga kufizimet,” tha ministrja suedeze e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.
Me shumicën e të rriturve të vaksinuar, Suedia ka bërë një tjetër hap në luftimin e pandemisë. Ndërsa është parë që infeksionet janë rritur javët e fundit mes përhapjes së shpejtë të variantit më ngjitës Delta, vdekjet nga sëmundja kanë mbetur të ulëta.
Suedia ka treguar vazhdimisht një qasje ndryshe në trajtimin e pandemisë, duke shmangur bllokimet e forta dhe duke i lënë në dorë të qytetarëve çështje të tilla si distancimi shoqëror dhe higjiena.
“Njerëzit e vaksinuar mundet në parim të jetojnë normalisht pas 29 shtatorit. Të pavaksinuarit vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga sëmundja dhe kjo ka për të qenë shqetësuese kur jeta e përditshme të kthehet në normalitet,” lajmëroi kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik.
Suedia aktualisht përdor certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtimet por nuk aplikon rregulla të veçanta për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit si shumë vende të tjera europiane.
Salla bosh, jashtë protesta! Pse s’po nis takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër?