zoom

Bota

Suedia bëhet sot anëtarja e 32-të e NATO-s, pritet reagimi i Rusisë

Pas dy shekujsh politikë neutrale, Suedia pritet të bëhet sot zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s, një hap i madh për një vend që dikur ishte i kujdesshëm për të mos zemëruar Rusinë.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson, sot në Uashington, do të dorëzojë në mënyrë ceremoniale dokumentet e ratifikimit te sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas betejës së gjatë për të siguruar mbështetjen e nevojshme nga të gjithë anëtarët e NATO-s.

Kristersson pritet që më vonë gjatë ditës të marrë pjesë në fjalimin vjetor të presidentit Joe Biden, i cili po përpiqet të bindë partinë rivale republikane që të miratojë ndihmën e re për Ukrainën.

Flamuri i Suedisë pritet të ngrihet të hënën në selinë e Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Bruksel.

Rusia është zotuar për “kundërmasa” për hyrjen e Suedisë në NATO, veçanërisht nëse trupat dhe mjetet e aleancës vendosen në vend. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura