Aplikacion
Një strehëz lumturie e gjendur në plazhin e Llamanit, një bar-restorant që do t’ju dhurojë momente qetësie, ndërsa pushoni në një ambient të trajtuar me kujdes në detaje. Njihuni me “Submarine Bay 105”, trendin e kësaj vere në plazhet e jugut.
Arredim elegant, “tretur” në thjeshtësinë bregdetare. Gurë, strehëz e valëvitur kashte dhe palma, një “mini ishull” i pabanuar, gërshetuar me detaje moderne.
Çelur të shtunën, Submarine Bay 105, kjo pjesëz e jugut ju mundëson të shijoni rrezet e diellit teksa llastoni veten me muzikë të mirë dhe shërbim elitar prej bar-restorantit, ndërkohë që në mbrëmje ambienti shndërrohet si me magji në një club fantastik, me DJ të përzgjedhur që do të elektrizojnë çastet tuaja.
Plazhit të mrekullueshëm të Llamanit i shtohet kënaqësia e gatimve nga mjeshtra të kuzhinës mesdhetare, koktejle ekzotike dhe shisha për këdo që dëshiron të tymosë nën magjinë e mbrëmjes.
Peizazhe thuajse surreale, fotografi që shkrepen nga lartësia e një mulliri me erë, i ideuar posaçërisht për të fiksuar në celular dhe kamera momentet magjike të perëndimit mbi plazhin e Llamanit.
View this post on Instagram
Intimitet, cilësi dhe dëfrim; “Submarine Bay 105” premton shumë këtë verë, duke ju ndryshuar rrënjësisht konceptin e të pushuarit. Një zgjedhje inteligjente për verë të paharrueshme!
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri