Aplikacion
Një lloj AI i njohur si mësimi i makinerive do të përdoret për të bërë simulime të shpërthimeve të yjeve të quajtura supernova, që lëshojnë elementë të tillë si kalciumi dhe hekuri përsëri në univers.
Hulumtimi nga Universiteti i Warwick synon të ndihmojë astronomët të kuptojnë më shumë se pse dhe si ndodh supernova.
Autori kryesor i hulumtimit, Mark Magee tha se ndërsa një modeli aktualisht merrte deri në 90 minuta për t’u krijuar, AI do të mundësonte krijimin e mijëra modeleve të supernovave në më pak se një sekondë.
AI gjithashtu do ta bënte kërkimin më të saktë, duke ndihmuar në përcaktimin e modeleve që përputhen me shpërthimet e jetës reale.
“Qasjet e të mësuarit me makinë si kjo mundësojnë studime të një numri më të madh supernovash, në detaje më të mëdha dhe me më shumë qëndrueshmëri sesa qasjet e mëparshme”, tha Thomas Killestein.