zoom

Slider

Studimi: Brezi i viteve ’90 është më i ngarkuari psikologjikisht

Njerëzit e lindur në vitet 1990 kanë shëndetin mendor më të keq të çdo brezi para tyre dhe nuk po rikuperohen me kalimin e moshës, tregon një studim i ri.

Studiuesit në Universitetin e Sidneit zbuluan se ka pasur një përkeqësim të dukshëm në mirëqenien mendore të çdo brezi të njëpasnjëshëm që nga vitet 1950.

Rezultatet tregojnë se sfidat e shëndetit mendor jo vetëm që prekin gjeneratat e reja më shumë, por po ndikojnë çdo brez që po shkon drejt pleqërisë, sipas studimit të botuar të martën në Proceedings of the National Academy of Sciences.

“Pjesa më e madhe e fokusit deri më sot ka qenë në problemet e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës shkollore, ku ne presim që shëndeti i tyre mendor të përmirësohet përfundimisht ndërsa ata hyjnë në moshën madhore. Por ky studim tregon se ky model po ndryshon dhe se nuk janë vetëm fëmijët për të cilët duhet të shqetësohemi”, tha në një deklaratë autori kryesor Dr Richard Morris, studiues në Fakultetin e Mjekësisë dhe Shëndetit të Universitetit të Sidneit.

Studiuesit gjurmuan ndryshimet në shëndetin mendor të më shumë se 27,500 australianëve nga viti 2001 në 2020, duke vlerësuar çdo grupmoshë.

“Gjeneratat më të reja po vuajnë problemet më të mëdha mendore dhe shëndeti mendor i njerëzve të lindur në vitet 1990 nuk po përmirësohet me kalimin e moshës, ndryshe nga brezat e vjetër”, zbuloi studimi.

Gjetjet nga ky studim nxjerrin në pah se është shëndeti më i dobët mendor i të lindurve në vitet 1990 që po shkakton përkeqësimin e dukshëm të shëndetit mendor të nivelit të popullsisë.

Studiuesit vunë në dukje se mediat sociale janë një shtytës kryesor për përkeqësimin e shëndetit mendor.

Ekspertët kanë akuzuar prej kohësh platformat sociale dhe kohën e tepërt të kaluar para ekranit si një burim ankthi dhe depresioni te brezat e rinj.

Studimi gjithashtu zbuloi se ndryshimi i klimës mund të luajë një rol të madh në zbehjen e shpresave të brezave të rinj, si dhe mungesën e përgjithshme të aktivitetit fizik, gjumin e dobët dhe ndryshimin e natyrës së punës.

Edhe pse nuk është e qartë se si do të vazhdojnë tendencat, studiuesit në Universitetin e Sidneit nuk janë optimistë.

“Kjo përfaqëson prova të rëndësishme se problemet e shëndetit mendor midis të rinjve nuk mund të pritet të shërohen spontanisht ose të zhduken,” thanë studiuesit në një deklaratë.