zoom

Bota

Studentët kthejnë Greqinë përmbys, protesta të dhunshme kundër universiteteve private

Demostratë masive edhe sot në Athinë e qytete të tjera të Greqisë kundër projektligjit të fundit të ministrisë së Arsimit e ministrit Kyriakos Pierakakis për themelimin e universiteteve private në Greqi.

Grevat studentore janë traditë shumëvjeçare në Greqi, si dhe protestimi kundër barazimit të vlerës së diplomave të kolegjeve private me ato të universiteteve greke shtetërore, por ministri aktual duket i vendosur, përderisa përfshihet dhe në programin parazgjedhor të partisë qeverisëse.

Në projektligj përcaktohet se nxënësit do të marrin pjesë në të njëjtat provime panhelenike të maturës edhe për pranim në këto universitete, por as ky nen nuk ka qetësuar gjakrat, me rezultat universitetet shtetërore të mos funksionojnë këtë vit pas festave, me shumicën e studentëve të rrezikojnë edhe semestrit e parë.

Sot, ditën e prezantimit në platformën dixhitale qeverisëse për diskutim publik, në qendër të Athinës këto momente po zhvillohet demonstrata më e madhe të organizuar, me pjesëmarrjen e 150 organizatave studentore dhe të pedagogëve, 8 prej tyre janë të stafeve drejtuese universitare e pedagogëve.

Studentët në deklaratë rrëzojnë pretendimet e ministrit për kritere të drejta duke theksuar se po tregtojnë dijen dhe hedhin poshtë vlerën e diplomave të institucioneve arsimore greke, duke vendosur kosto të lartë në studimet e të gjitha degëve që duhet të mbeten falas.

Ndërsa pedagogët protestojnë për subvencionimet e ulëta në kërkime shkencore, mungesën e fondeve në institucionet akademike dhe kriteret për përzgjedhjen e pedagogëve në shtet përkundrejt në privat.

Gjatë fillimit të protestës situata u tensionua mjaft mes studentëve, sipas të dhënave për cilën organizatë do drejtonte demonstratën, për rreth 30 minuta disa organizata u përleshën ashpër, 8 studentë u plagosën rëndë, ndërsa situata u qetësua me ndërhyrjen e policisë.

Studentët u shoqëruan me ambulanca në spital, disa prej tyre kanë goditje të rënda. /ZOOM.AL/