zoom

Aktualitet

“Stop heshtjes”/ Përdhunimi i 11-vjeçares, pas Prishtinës protestë dhe në Tiranë

Pas protestave të organizuara në Prishtinë, edhe në Tiranë dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të protestuar për rastin e rëndë të përdhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Kosovë.

Me thirrjet “Stop heshtjes”, “Jo është Jo” qytetarët kërkojnë dënimin maksimal të autorëve, por po ashtu ndërgjegjësimin e shoqërisë në mënyrë që këto raste të mos përsëriten.

Mes protestueve, janë dhe personazhe publikë, si Fifi, Betarix Ramosaj, Monika Lubonja etj.