zoom

Të gjitha

Ralph Lauren mban shfaqjen e tij të parë që nga fillimi i pandemisë

Ralph Lauren mbajti shfaqjen e tij të parë në pasarelë që nga fillimi i pandemisë. Stilisti i modës së lartë, zgjodhi Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut për të shfaqur koleksionin e tij vjeshtë-dimër 2022.

Stilisti 82-vjeçar shndërroi një dhomë në Muzeun e Artit Modern, në një sallon të gjatë, për të prezantuar një koleksion monokromë, për burra dhe gra.

“Jam shumë krenar që jam sërish me ju, duke ndarë jo vetëm një koleksion, por optimizëm për të jetuar duke respektuar dinjitetin e të gjithëve” mësohet të jetë shprehur Lauren.

Modelet, duke përfshirë Gigi dhe Bella Hadid, sfilonin mes të ftuarve të ulur në kolltukë dhe karrige të zeza, të veshur me pantallona dhe xhaketa të bardha klasike, veshje koktej dhe fustane mbrëmjeje të hollë dhe me tegela. Kishte veshje prej lëkure të zezë, shirita dhe thurje nordike të frymëzuara nga sporti i skive.

Pjesëmarrës në shfaqje ishin aktorë duke përfshirë Jessica Chastain, Henry Golding dhe Rachel Brosnahan. Të pranishëm ishin edhe Finnegan dhe Naomi Biden, nipërit e presidentit amerikan, Joe Biden. Shfaqja e fundit e stilistit ishte në vitin 2019./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura