zoom

Slider

“S’të çova në hotel, por në makinë”- Ish-banorja e BBV i përgjigjet Stresit: Shpifje

Pas ngjarjeve të fundit mes Stresit dhe Noizyt, të cilët akuzohen se dhunuan një personazh të njohur të TikTok-ut, ka reaguar edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana, duke sulmuar Stresin.

Në një video në Insta Story, Juli u shpreh se sipas saj, Stresi është bespremë.

Por Stresi nuk e la me kaq, duke e ofenduar rëndë modelen.

“Më fal që s’të kam çu në hotel, ke të drejtë, jam besprem’ se të çova në makinë në mal të Dajtit hahhah.”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Julia Nura i ka konsideruar shpifje deklaratat e reperit Stresi se kanë kryer marrëdhënie seksuale bashkë në makinë.

Në një video në InstaStory, ajo shprehet se nuk ofendohet nga fjalët e reperit, duke shtuar se janë “shpifje”. Ish-banorja e BBV, e cila ka ndarë shtëpinë me Stresin, u shpreh se vetëm në ëndrra mund ta shohë të ndodhë diçka e tillë.

“Kur njerëzit e humbin mundësinë të flasin me ty, nisin të flasin pas shpinës tënde, sepse atje e kanë vendin. Si mund të mundohesh të ofendosh një femër, sepse unë nuk ofendohem, janë shpifje që vetëm në ëndrra mundet t’i shohë, në asnjë mënyrë tjetër,”- tha ajo.

Komentet e Stresit erdhën pasi Juliana Nura e quajti reperin njeri të pabesë, pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni.