Aplikacion
Nëpërmejt një deklarate për shtyp kompania e kafesë thotë se ka 15 vjet që operon në Rusi dhe tani ka mbyllur 130 kafenetë e saj të licencuara në vend. Starbucks i bashkohet kompanive të tjera si McDonald’s dhe Exxon Mobil për të hequr plotësisht biznesin e saj nga Rusia.
Starbucks thotë se do të mbështesë 2,000 punëtorët e saj në Rusi, duke përfshirë pagën për gjashtë muaj dhe ndihmën për partnerët për të kaluar në mundësi të reja jashtë Starbucks.
Kjo vjen pasi CEO i Starbucks Kevin Johnson tha në mars se kishte pezulluar të gjithë aktivitetin e biznesit në Rusi, duke përfshirë dërgimin e të gjitha produkteve të Starbucks.
LISTAT/ Partia socialiste prezanton kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit