zoom

Aktualitet

S’pranoi të paguante 120 mijë lekë për aktet, Beqaj i lexon një nga një në SPAK. Reagon avokati

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka vendosur të mbyllet në SPAK për të lexuar 700 fashikuj të dosjes kundër tij.

Vendimi për ta shndërruar prokurorinë e posacme në një sallë leximi erdhi pasi SPAK i kërkoi atij të paguante 120 mijë lekë për të marrë dosjen. Tarifa u vendos si kosto për skanimin dhe printimin e materialeve.

Por Beqja, ndonëse opozita e akuzon se ka vjedhur miliona euro me koncesionet në shëndetësi, ka refuzuar ta paguajë shumën, pasi e ka konsideruar të madhe.

Kështu, ai ka qjetur një tjetër zgjidhje. Për t’i kursyer këto para, do të rrijë gjithë ditën në SPAK për të lexuar aktet e dosjes.

Që prej orës 09:00, prokurorët i kanë vënë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme ku qëndrojnë avokatët, për t’u njohur me të. Ish-ministri i Shëndetësisë, që është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. Beqaj refuzoi që të paguante 120 mijë lekë për çështjen.

Avokati i ish-ministrit Ilir Beqaj, në një dalje për mediat, tregoi shuma në total për 9 të akuzuarit ishte 1 milion lekë.

Ermal Yzeiraj, u shpreh se u është dhënë 24 orë kohë për të shqyrtuar 700 fashikuj të dosjes, ndërsa deri më tani, janë në fashikullin numër dy. Avokati e ka cilësuar faturën e SPAK si qesharake, ndërsa shtoi se  kanë paraqitur një kërkesë tek gjyqtari Erjon Bani, ku sipas tyre argumentojmë paligjshmërinë e akteve ku bazohet fatura e SPAK, por ende nuk ka një zbardhje vendimi.

“10 milionë vetëm për t’u informuar se ku qëndron akuza. Ne dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë refuzuan që të paguajnë këtë faturë. Na u dha 24 orë kohë për të shqyrtuar 700 fashikuj të dosjes. Deri tani jemi në fashikullin numër dy.

Pasi lexuam vendimin për komunikimin e akuzës kërkuam kopjen e akteve sic na e njeh të drejtën ligji. 10 mln lekë vetëm për materiale në PDF. Është qesharake t’i kërkosh një pensionisti si Petro Mersini të paguajë aq para. Rapaj dhe Rjepaj janë në burg dhe atje as nuk lejohet laptopi.

Ironia është që me të njëjtin prokuror, me të njëjtin gjyqtar, çështje të tjera nuk kanë paguar. Do të qëndrojmë deri sa të na lejojnë SPAK. Dola për të pirë një kafe dhe do kthehem brenda”, ka deklaruar për gazetarët avokati i Beqajt. /ZOOM.AL/