Aplikacion
Turma u mblodh para ndërtesës së parlamentit, në kuadër të protestës së thirrur nga organizatat joqeveritare dhe të veshur me kostumet e serialit “La Casa de Papel” kanë marshuar drejt ndërtesës së Bankës së Spanjës për të tërhequr vëmendje ndaj kërkesave të tyre.
Pensionistët kërkuan rritje të pensioneve, pensioni më i ulët të jetë i barasvlershëm me pagën minimale, ndalimin e privatizimit të pensionistëve publikë dhe përmirësimin e të drejtave të tyre të sigurimeve shoqërore. Ata njoftuan se do të protestojnë sërish në Madrid më 12 shkurt.
“Pensionet më të ulëta janë në nivele tepër të ulëta. Më shumë se 4 milionë njerëz marrin pensione mujore nën 700 euro. Rregullorja për tatimin mbi të ardhurat ndikon negativisht tek ne. Po humbasim të drejtat tona të sigurimeve shoqërore”, tha për AA Danilo, një nga protestuesit.
Ndërkaq, Lola, një pensioniste tjetër deklaroi se kanë ardhur në një gjendje ku durimi ka mbaruar.
“Pensionet e të vejave nuk janë të paarsyetueshme. Nuk mund të jetohet me paga kaq të ulëta”, tha ajo.
Rreth 10 milionë njerëz në Spanjë marrin pension.//AA
Thellohet skandali me mandarinat shqiptare, tjetër rast me pesticide. Qeveria: Mund t’i konsumoni