Aplikacion
“Emocioni nga pikëpamja ime është i madh, por me kalimin e orëve ky emocion bëhet fantastik dhe jo toksik. Jemi në një vend fantastik për të luajtur një ndeshje shumë të bukur. Ndeshja është e vështirë pasi Silvinjo i ka dhënë ekuilibër skuadrës së tij dhe do të luajmë kundër lojtarëve që njohin mirë kampionatin tonë. Ramadani, Asllani, Bajrami, Hysaj e dinë se kush jemi dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha ai.
Më tej foli për cilësitë e kuqezinjve:
“Është ë vërtetë që shpesh rezultatet janë ndryshe në krahasim me atë që merr me vete në shtëpi, por trajektoret e topit janë të vështira për t’u kuptuar, ose më mirë të themi të ndryshme nga vazhdimësia e ndeshjes. Ne duam të jemi gjithmonë një skuadër, të shprehim emblemën e futbollit tonë, po punojmë në këtë drejtim, por ka edhe kundërshtarë dhe jo gjithmonë ia del.
Por unë jam i bindur se do të tregojmë gjithmonë futbollin që duam. Kjo nuk na siguron që mund të arrijmë rezultatin e plotë, por do të na dhurojë ndjesinë që jemi pjesë e një bashkësie. Jo vetëm të atyre që shkojnë në fushë, por edhe të 60 milionë tifozëve tanë”, tha Spaleti për mediat italiane. /ZOOM.AL/
KLSH: Ministria e Financave fsheh shkeljet në zbatimin e kontratës së Aeroportit të Rinasit