Aplikacion
Hetimi ka nisur me urdhër të SPAK, nën dyshimin se efektivët kanë dekonspiruar operacionin e ekzekutimit të masave të sigurisë për arrestimin e Çopjave.
Dy vëllezërit Franc e Hajdar Çopja nuk u vunë në pranga në operacionin e 31 korrikut 2024.
Për llogari të hetimit janë sekuestruar disa aparate telefonikë, mes të cilëve edhe Ilir Prodës, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë të Elbasanit. Ky i fundit është në garë për t’u emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas largimit të Muhamet Rrumbullakut.
Po ashtu, SPAK ka marrë në pyetje edhe 3 drejtues policie që kanë patur dijeni për operacionin.
Franc e Hajdar Çopja, të cilët janë në arrati, dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve si pasojë e përplasjeve mes grupeve, me qëllim sundimin e trafikut të kokainës në Europë. E konkretisht bëhet fjalë për përplasjen mes grupit Çopja dhe Alibej