zoom

Politikë

“SPAK thërret sekserin Neza, Rama presion drejtësisë nga Shkupi me Soros në krah!”

E sheh si presion të hapur ndaj SPAK daljen e kryeministrit Rama në krah të Alexander Soros në Shkup, kryetari i FRPD, Besart Xhaferri.

Neza, një ish -zyrtari i SHIK, është përfolur në dosjen Rama – McGonigal, si “Personi A” që ka lidhur kryeministrin e Shqipërisë me drejtuesin e korruptuar të FBI, i cili është dënuar me 4 vjet burg.

Neza i ka dhënë 225 mijë USD ish -shefit të kundërzbulimit të FBI, McGonigal, para që dyshohet se janë pjesë e një skeme korruptive. Por McGonigal ka deklaruar se paratë i ka marrë borxh, në “cash” dhe nuk i ka deklaruar.
Opozita në Shqipëri thotë se me ato para McGonigal u ble për të nisur një hetim ndaj PD, sikur partia më e madhe në opozitë kishte marrë para nga Rusia për të lobuar në SHBA nëpërmjet lobistit të njohur Nick Muzin.

Përpara Nezës SPAK ka marrë në pyetje dhe Dorian Duçkën, të identifikuar si “Personi B” në dosjen e FBI.

REAGIMI I KRYETARIT TË FRPD

Pas Dorian Duçkës, SPAK ka thirrur këtë të Hënë Agron Nezën, ish zyrtarin e SHIK që në emër të Edi Ramës i ka dhënë Charles Mcgonigalit 225 mijë dollarë.

Në dosjen amerikane është faktuar qartë se Neza dhe Duçka janë thjeshtë ndërmjetës pasi pazaret janë kryer mes Ramës Gjiknurit dhe McGonigal.

Thirrja në SPAK e Nezës dhe Duçkës u imponua nga kallëzimi i Gazment Bardhit, ndonëse në dosjen amerikane provat kundër Ramës janë ulëritëse, që faktojnë korrupsionin që ka minuar çdo mardhënie me aleatin tonë strategjik.

SPAK të mos ndalet tek sekserët, por të shkojë tek koka e zezë e krimit, Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama duke sfiduar SPAK dhe SHBA-të sot zgjodhi si mburojë Aleksandër Sorosin dhe autokratin e Ballkanit, Aleksandër Vuçiçin, me të cilët po zhvillon një takim në Shkup në përpjekje për të mbajtur gjallë ëndrrën e Jugosllavisë së re nën ambalazhin e Open Ballkan!

Besart Xhaferri - Chairman - Forumi Rinor i Partis Demokratike të Shqipërisë | LinkedIn