Aplikacion
Fatime Kryemadhi ka qenë e pranishme sot në organin e akuzës për të dhënë shpjegime rreth atyre që di për disa prona.
Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK ndërsa është filmuar duke dalë nga ambientet e institucionit të drejtësisë, por detajet hetimore mbeten të panjohura.
Pasi doli nga godina, e pyetur nga mediat dha një prononcim të shkurtër.
“Më morën në pyetje për shtëpinë që kam, për pronën time. Unë s’kam qenë pa punë. Unë s’kam bërë tendera. E kam ndihmuar vajzën time, jam krenare për të”, u shpreh ajo pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.
Dhe më tej ka theksuar: “Nuk e hedh poshtë vajzën time. Gjithçka ka nisur pasi ajo nisi denoncimet për inceneratorët. Isha këtu për të dhënë shpjegime për çështjen e blerjes së shtëpisë. U pyeta për pallatin dhe për pasurinë”.
Më herët prokuroria i ka sekuestruar një telefon deputetes, ku thuhet se janë gjetur bisedat e bëra prej vitesh me zyrtarë dhe drejtues. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat