Aplikacion
Ai publikoi në rrjetet sociale një procesverbal, duke pretenduar se i takonte seancës për masën e sigurisë që u zhvillua në ngarkim të Veliajt, më 12 shkurt.
Përmes këtij proceserbali të seancës gjyqësore, Erion Veliaj tentoi të nxirrte në pah anën kërcënuese, që sipas tij, prokurori Ols Dado kishte shfaqur përballë tij.
“Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banssën e prokurorit këtu. Ç’a është ky? Kërcënim është ky,”- thuhej në proceserbalin e publikuar nga Veliaj.
Por një reagim i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nxori zbuluar Erion Veliajn.
GJKKO përgënjeshtroi kryebashkiakun e arrestuar dhe zbuloi se në të vërtetë, Ols Dado nuk i është referuar Erion Veliajt me fjalën “ndyrësirë”.
Ky reagim shfaqi në mënyrë flagrante për publikun anën e errët të Erion Veliajt, i cili, siç tregojnë provat, manipuloi procesverbalin, duke shtuar fjalën “ndyrësirë”, për të deniguar figurën e prokurorit që ka ngritur akuzat ndaj tij.
Kur një kryebashkiak në detyrë (ndonëse i arrestuar) falsifikon procesverbalin e gjyqit teksa vetë po përballet me drejtësinë, sa e besueshme mbetet figura e tij për qytetarët?
Ky fakt inicion dyshime se kjo mund të mos jetë hera e parë që Erion Veliaj ka manipuluar opinionin publik. Mjafton të kujtojmë që bëhet fjalë për të njëjtin kryebashkiak i cili në momentin që iu vunë prangat, ishte paralelisht kudo në ekranet televizive duke inspektuar punimet në një kopsht në Tiranë./ Zoom.al