Aplikacion
Përmes një njoftimi për mediat, SPAK shpjegoi se këtë të premte atij i është komunikuar akuza për shkelje të barazisë në tendera.
“Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë”, njoftoi SPAK.
Plarent Ndreca akuzohet për garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë, gjatë kohës kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.