Aplikacion
Dëshmia, presidentit i është marrë rreth një muaj më parë, në cilësinë e ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
A mbante këtë detyrë kur baza detare iu dha me qera si pjesë e një koncesioni kompanisë “Marina Bay Saranda”, pas së cilës qëndrojnë kompanitë e dy biznesmenëve të njohur, “Concord Investment” sh.p.k. e Artan Dulakut dhe “Kastrati Group” sh.a. e Shefqet Kastratit.
Sipas ish-Zv.Komandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili e denoncoi koncesionin në SPAK, dhënia me qera e bazës derare është bërë në shkelje të ligjit, pasi kjo bazë është pjesë e Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes së ushtrisë, e për këtë arsye do duhej marrë dhe miratimi i Presidentit të Republikës, në cilësinë e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Në mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të SPAK, vendosi sekuestrimin e “Bazës Ndihmëse të Limionit, Sarandë”, ndërsa hetimet kanë përfshirë edhe ministren e Mbrojtjes së asaj kohe, Olta Xhaçkën dhe disa gjeneralë të forcave të armatosura.
Gjeneralëve në fjalë SPAK u ka sekuestruar edhe telefonat celularë si pjesë e hetimit.
Qiraja ishte për 265,000 metër katrorë tokë, në një prej zonave më fitimprurëse të Sarandës, për të ndërtuar një kompleks vilash, hotelesh dhe një port turistik jahtesh për ankorimin e 400 mijë anijeve.
Por hetimet e SPAK për pronat e ushtrisë mësohet se nuk janë ndalur vetëm te baza detare e Sarandës.
Të tjera prona të ushtrisë dyshohet t’u jenë dhënë kompanive të ndryshme të lidhura me një nga biznesmenët që është pjesë e koncesionit të Portit të Limionit, kryesisht në Tiranë dhe në zona të lakmuara për ndërtime edhe në bregdet. /Zoom.al