zoom

Aktualitet

SPAK konfirmon se ka nisur hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës. Tushe: Më thirrën…

Prokuroria e Posaçme njofton edhe shkakun e paraqitjes në institucion të ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

Organi i akuzës ka nisur hetim pasuror ndaj ish-zyrtarit të lartë socialist, njëkohësisht edhe ish-deputet.

Burime nga prokuroria thanë se dyshohet që ish-zyrtarit të lartë të bashkisë i janë gjetur pasuri të fshehura në emër të personave të tjerë. ndaj edhe ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Tushe është paraqitur sot në ambientet e SPAK së bashku me avokatin e tij. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Tushe u shpreh se paraqitja e tij në SPAK ishte për mos deklarimin e një pasurie.

Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, teksa Apeli kishte shtuar një vit dënim, nga 2,4 në 3,4 vite izolim, duke e rikthyer në qeli në mars të vitti 2023, pak pasi ishte liruar. /ZOOM.AL/