zoom

Aktualitet

SPAK ka bërë gati prangat, Artan Hoxha nxjerr foton: Arben Ahmetaj ka kaluar në Greqi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Arben Ahmetaj është larguar nga vendi.

I ftuar në “Opinion”, ai u shpreh se në momentin që SPAK i ka dërguar Kuvendit shkresën për arrestimin e Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri ishte larguar jashtë vendit.

Artan Hoxha ka nxjerrë një pamje të Ahmetajt në doganën e Kakavijës dhe sipas tij janë regjistruar të pretemen rreth orës 14:00 në mesditë.

Gazetari tregoi se deputeti i PS-së ka qenë vetëm në makinë.

Artan Hoxha: Ditën e premte, kjo është dogana e Kakavijës dhe ditën e premte, Ahmetaj ka kaluar në Greqi, kjo duhet të jetë diku rreth orës 14:00 në mesditë. Ka qenë vetëm në makinë. Ai nuk ka qenë i ndaluar të lëvizë. Ajo që bën çudi se hetimi ka nisur që vjet në Nëntor, gjatë kësaj kohe, Ahmetaj ka lëvizuar dhe nuk i është shmangur hetimit. Në momentin kur ka dalë lajmi, nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë, mund të vijë sepse i lirë është, por aty është duke vulosur pasaportën në Kakavijë.