zoom

Aktualitet

SPAK i sekuestron mbi 5 mijë metra katror truall bashkëshortit të ish-ministres, Olta Xhaçka

Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar 5512 metra katror truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashthme, Olta Xhaçka.

Trualli i sekuestruar rezulton të jetë një pjesë e tokës që ish-deputeti i PS-së ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Artan Gaçi mor në pyetje në SPAK më 6 tetor, pas një kallëzimi nga qelia të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Qeveria shqiptare i dha ish-deputetit socialist statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe shfrytëzimin e një zonë bregdetare në Himarë, një kompanie në pronësi të bashkëshortit të Olta Xhaçkës.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët. Më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”, tha Gaçi për “Birn”.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i Artan Gaçit ngriti shqetësime për konflikt interesi.

Vitin e fundit, Xhaçka po përballet me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik.