zoom

Lajme

Sot protesta e radhës para Bashkisë, Policia shton masat dhe forcat. E rrethon me gardh metalik

Pritet të nisë në orën 11:00 të ditës së sotme, protesta e tetë para Bashkisë së Tiranës, e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe Opozita, në lidhje me skandalin e dosjes “5D” të drejtorëve të arrestuar, inceneratorit dhe jo vetëm.

Në terren ndodhen forca të shtuara policore, më shumë se herët e tjera, të cilat do të sigurojnë mbarëvajtjen e protestës. Kjo pasi tubimet e fundit kanë qenë të dhunshme dhe me hedhje molotovi e dëme materiale.

Të paktën 10 persona janë arrestuar, disa në kërkim dhe mbi 30 që hetohen në gjendje të lirë, përfshi edhe politikanë e këshilltarë.

Protestat e shkuara ishin të tensionuara, me hedhjen e molotovëve drejt godinës së bashkisë dhe përpjekje për të shkulur gardhin metalik të vendosur rreth bashkisë, gardh i cili ka qenë çdo protestë e më i përforcuar. /ZOOM.AL/