Aplikacion
Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30.
Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Bledi Çuçi dhe Gazmend Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.
Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.
Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.
Rithemelimi kërkon ngritjen e të paktën 2 Komisioneve Hetimore, bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore dhe anulimin e disa ligjeve që Parlamenti ka kaluar javët e fundit. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë