zoom

Bota

Sot është raundi i dytë! Rusi-Ukrainë, sërish në bisedime

Ditën e sotme, Rusia dhe Ukraina pritet të ulen sërish në bisedime, për të gjetur një zgjidhje rreth situatës së luftës (sot është dita e shtatë).

Vladimir Medinsky, udhëheqës i delegacionit rus tha se takimi i ri do të zhvillohet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Kujtojmë se dy ditë më parë u zhvilluan mbi 6 orë bisedime mes Kievit dhe Moskës në Gomel të Bjellorusisë, bisedime që u mbyllën pa një zgjidhje konkrete.

Ukraina ka deklaruar se dëshiron armëpushim dhe tërheqje të ushtrisë ruse, ndërsa Kremlini ka thënë se nuk do ta bëjë publik qëndrimin e tij.

Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi tha pas takimit të djeshëm se negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues.

“Fatkeqësisht, pala ruse është ende tejet e njëanshme sa i përket procesit shkatërrues që ka nisur”, u shpreh ai.