zoom

Aktualitet

Sot e vrau me thikë, mesazhet e dashurisë të të riut nga Dibra për partneren ganeze: Falenderoj Zotin për ty

Klinton Pira 26-vjeç nga Dibra, i cili vrau me thikë partneren e tij ganeze me nënshtetësi franceze, Jawsackie Jaboah dhe më pas u vetëvra kishte mbushur rrjetin e tij social me foto ku ata të dy shfaqeshin bashkë.

Në sy bie fakti që ai bënte shumë dedikime në foto duke shprehur dashurinë për partneren 31-vjeçare. “I bekuar, falënderoj Zotin që të solli në jetën time. Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time, të dua shumë bukuroshe”, janë disa prej mesazheve që ai shkruante në rrjet. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar çiftin në konflikt, që solli edhe këtë tragjedi të dyfishtë.

 

 

Si ndodhi ngjarja

Jawsackie Jaboah u qëllua me thikë nga 26-vjeçari Klinton Pira në një banesë me qira ditore në katin e tetë të një pallati në rrugën Pjetër Budi në Tiranë. Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen.

Ndërsa 31-vjeçarja u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por mundi t’u mbijetojë dot plagëve. Policia bën me dije se tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.