zoom

Lajme

Sot 2 ndeshje/ Itali-Zvicër për historinë. Virusi shtrin danezët, mushkonjat terrorizojnë gjermanët

Ato janë ekipet që janë ndeshur më shumë mes tyre në faza eliminatore, finale apo dhe miqësore, me mbi 60 takime në histori.

Italia ka dominuar, teksa herën e fundit Zvicra la pa Botërorin 2022 të kaltrit, por më 2021 italianët i eliminuan në Europian dhe madje e fituan atë me penallti ndaj Anglisë.

Trajneri i Italisë, Lucciano Spalleti iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, para takimit të Europianit me Zvicrën, që luhet sot, në orën 18:00.

“Bastoni është stërvitur dhe na ka lehtësuar shumë me prezencën e tij ndërsa Dimarko është dëmtuar dhe nuk do të jetë në fushë. Mendoj se do të prezantohemi me një mbrojtje me katër lojtarë, por do të jemi më sulmues krahasuar me atë çfarë kemi bërë deri më tani.

“Janë një skuadër e cila organizohet shumë mirë në fushë dhe në shumë pak raste mund të shikosh hapësira mes reparteve. Ne duhet që të jemi sulmues si në pjesën e dytë kundër Kroacisë. Atë ndeshje e barazuam pasi u treguam këmbëngulës, nuk ishte një mrekulli e rastësishme”, tha ai.

Takimi tjetër është ai i mbrëmjes Gjermani-Danimarkë, për një vend në t1% tetat më të mira. A do e përsërisin danezët historinë e 1992?

Por lajme jo të mira vijnë për Danimarkën para takimit. Përhapja e një virusi ka shqetësuar stafin e Danimarkës, me futbollistët Eriksen dhe Delaney që nuk janë përgatitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Kjo situatë ka shtuar pikëpyetjet te trajneri Hjulmand, i cili ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar për aktivizimin e futbollistëve apo jo. Danimarka do të përballet të shtunën me Gjermaninë, në sfidën që do të luhet të shtunën.

Por edhe te kampi gjerman gjërat nuk shkojnë vaj. Mushkonjat prej ditësh kanë pushtuar qendrën stërvitore teksa lojtarët vuajnë jo vetëm pickimet, por edhe erën e keqe të dezinfektantëve. /ZOOM.AL/