Aplikacion
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania qytetarët e Tiranës kanë treguar një mbështetje më të madhe ndaj Këlliçit në raport me sondazhet e mëparshme.
Në mënyrë konkrete ata që kanë deklaruar se do të votonin për Këlliçin përbëjnë 38 për qind të qytetarëve të pyetur nga 27 për qind që ishte mbështetja për të gjatë muajit shkurt.
E kundërta ka ndodhur me kryebashkiakun Erion Veliaj, mbështetja për të cilin është tkurrur nga 54 për qind në 48 për qind.
Gjithashtu Barometri ka pyetur qytetarët e Tiranës sa shanse kanë të votojnë kandidatin e PS për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj.
29.4% e qytetarëve janë përgjigjur se ka shumë shanse që në 14 maj të votojnë Veliajn, 19.4% janë shprehur se ka shanse ta votojnë, ndërsa 12.3% janë përgjigjur se ndoshta nuk do ta votojnë Veliajn dhe 31.3% janë përgjigjur padyshim nuk do ta votojnë Veliajn.
Por Barometri i ka pyetur qytetarët edhe sa shanse ka që të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçin.
19.2% e qytetarëve janë shprehur se në 14 maj padyshim do të votojnë Këlliçin dhe 19.4% kanë thënë se ndoshta do ta votojnë Këlliçin, ndërkohë 20.6% e qytetarëve janë përgjigjur se ndoshta nuk do ta votojnë Këlliçin dhe 28% kanë thënë se padyshim nuk do ta votojnë.
Pra siç shihet në këtë sondazh, Këlliçi ka mundur Veliajn edhe sa i përket personave që nuk do t’i votonin. Kjo pasi Veliajn kanë deklaruar se nuk do ta votojnë 31 për qind, ndërsa Këlliçin 28 për qind.
View this post on Instagram