zoom

Aktualitet

Socialistët në zi, shuhet Qazim Sejdini! Ish-kryebashkiaku i Elbasanit vuante nga sëmundja e rëndë!

Ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, njoftohet se ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare.

Mësohet sipas burimeve afër familjarëve, se Sejdini vuante prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë, edhe për shkak të problemeve me moshën. Prej vitesh ai ishte shkëputur nga jeta politike dhe aktiviteti institucional.

Familja ka hapur dyert e mortit dhe pret ngushëllime për ish-zyrtarin e lartë vendor, teksa pritet të ketë edhe një protokoll për shkak të detyrës dhe funksioneve që ka mbajtur si i zgjedhur vendor jetëgjatë.

Qazim Sejdini ishte ndër figurat më të rëndësishme të PS dhe drejtoi për tre mandate Bashkinë e Elbasanit, por edhe drejtues i lartë në strukturat e partisë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura