zoom

Aktualitet

“S’më plas, do i paguaj unë dhe të tuat”/ Vrasja në market, polici me leje për testin e drogës

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e bujshme e ditës së djeshme, ku një 29-vjeçar u vra brenda një marketi në Tiranë për arsye banale.

Orgest Drazhi, miku i viktimës Jurgen Duka, u arrestua ditën e sotme nga policia e Tiranës nën akuzën “moskallëzim krimi”.

Në dëshminë e këtij të fundit të dhënë tek autoritetet janë zbuluar arsyet dhe dinamika e gjithë ngjarjes që vetëm në 30 sekonda çoi në vdekjen e një të riu.

Mesa duket, sipas dashmisë së Drazhit, nuk ka qenë radha ajo që i ka futur në debat të rinjtë, por një xhest i Dukës.

“Nuk më plas mua, unë do t’i paguaj dhe të miat dhe të tuat,” mësohet t’i ketë thënë Jurgen Duka. Kjo gjë ka acaruar Arbër Sulën, i cili ka kundërshtuar me forcë këtë “nder” nga Duka.

Gjithashtu mësohet se Sula, me profesion punonjës policie në Dibër, ndodhej në Tiranë pasi kishte marrë leje për të bërë testin e drogës.