zoom

Lajme

“Sky Italia” publikon lojtarët që befasuan në Europian, në formacion edhe futbollisti i Kombëtares

Mario Mitaj ishte protagonist me Shqipërinë në 3 ndeshjet e grupeve. Mbrojtësi shkëlqeu me paraqitjet e tij, duke rënë në sytë e të gjithëve.

Së fundmi, “Sky Italia” ka publikuar një formacion, në të cilin shihen futbollistët që kanë befasia e këtij kompeticioni. Mes tyre është edhe Mitaj, me futbollistin kuqezi që u impenjua ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Në formacion është edhe portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili dhe lojtari i Austrisë, Baumgartner. Në 11-she nuk mungon Ndoye i Zvicrës dhe Faes i Belgjikës. /ZOOM.AL/