zoom

Lajme

Skuadra e tij u eliminua! Neymar kritikohet se shkoi në karnavalet braziliane ndërsa ishte i lënduar

Neymar Jr nuk mundi të pengonte eliminimin e Santos në Campeonato Paulista. Anësori brazilian qëndroi në stol teksa ekipi i tij është mposhtur 2-1 nga Corinthians.

Futbollisti nuk ishte në gjendje të luante asnjë minutë për shkak të shqetësimeve në kofshën e majtë gjatë ndeshjes së fundit.

“Sot nuk ishte e mundur, do të kthehemi më të fortë”, tha braziliani pas disfatës së skuadrës së tij të dielën.

Por kjo nuk e pengoi atë të ishte në Rio Sambadrome të nesërmen, duke shijuar karnavalet me miqtë dhe shokët e skuadrës.

Kjo nuk u ka pëlqyer disa tifozëve të klubit. Vite më parë, kur lojtari ishte ende në PSG, ai u kritikua nga tifozët francezë pasi mori pjesë në karnavale ndërsa po shërohej pas thyerjes së këmbës.

Postime të lidhura