zoom

Lajme

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë Lara Colturi, e dyta në Kampionatin Botëror

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, Lara Colturi ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm dhe ka ngritur lart flamurin kuqezi.

Italiania që garon për Shqipërinë u rendit e 2-ta në etapën e tretë të këtij kampionati.

Colturi e mbylli garën e dyta, pas amerikanes Mikaela Shiffrin, teksa podiumi u plotësua nga skiatorja e Zvicrës, Camille Rast.

18-vjeçarja që përfaqëson Shqipërinë u ngjit për herë të parë në podiumin e një etape të Kampionatit Botëror.