zoom

Aktualitet

Skema korruptive me tenderët e rrugëve, GJKKO lë në burg Berberin e 2 biznesmenët. Flet avokati

Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar asgjë nga masat paraprake dhe ka lënë në fuqi masat “arrest me burg” për drejtorin e ARRSH-së dhe dy biznesmenët e ndaluar më 13 mars.

Ishte avokati i ish-zyrtarit Evis Berberi që ka zbuluar sot për mediat se klienti i tij do të mbetet në burg, në një seancë me dyer të mbyllura që u mbajt.

GJKKO ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Ata janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa pas përfundimit të seancës, për mediat është ndalur të flasë avokati i Berberit, i cili u shpreh se klienti i tij nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender.

“Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender. Ai e ka shitur kompaninë dhe nuk ka asnjë provë implikuese”, tha ndër të tjera avokati për gazetarët pas seancës.

Megjithë pretendimet e palës mbrojtëse, me kërkesë të SPAK, gjykata dha arrestin me burg për të tre.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se në telefonat e dy biznesmenëve të arrestuar, Begaj dhe Lami, që kanë përfituar tenderime rrugësh nga berberi në mënyrë të paligjshme dhe duke i dhënë pjesën zyrtarit, janë gjetur biseda dyshuese. Fjali me shifra 20-she apo nëse “ministri a di gjë?”.

SPAK po i verifikon përse bëhet fjalë, teksa tre të arrestuarit presin masën e sigurisë, konfirmimin e “arrestit me burg”, nga GJKKO, që u shty për njohje me aktet e dosjes.

Berberi akuzohet se bleu një kompani me 800 euro dhe në skemë korruptive të dyshuar, e shiti për 2,2 mln euro, ku nëpërmjet saj qarkullonte vlerat e tenderimeve të ndryshme, me mbi 300 mln lekë të reja, ku palë ishin dy biznesmenët e ndaluar. Në banesë iu gjetën shuma të mëdha eurosh cash, për të cilat tha se i kishte fituar nga pikturat e shitura që bënte vetë. /ZOOM.AL/