zoom

Aktualitet

Skandaloze! Degradon Rruga e Arbërit, gropa të mëdha në mes të asfaltit

Skandaloze! Kjo është fjala që i shkon për shtat një pjesë të Rrugës së Arbërit, që vetëm pak kohë më parë u inaugurua me bujë të madhe nga kryeministri Edi Rama.

Edhe pse një investim miliona eurosh, Rruga e Arbrit duket se po shkatërrohet pa u hapur ende plotësisht.

Punimet e plota pritet të përfundojnë pranverën e ardhshme, por deri në atë kohë duket se shoferët që zgjedhin këtë rrugë do u duhet të rrezikojnë jetën e tyre pasi aksi në fjalë ka degraduar së keqi.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit i ka kushtuar buxhetit të shtetit të paktën 330 milionë euro, teksa ende pa bërë një muaj nga hapja e saj punimet po shkatërrohen. Siç duket në fotot e mëposhtme, gropa të mëdha janë hapur në mes të rrugës.

Rruga që lidh Dibrën me Tiranën i është dhënë me koncesion kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila ka për detyrë të mirëmbajë këtë aks rrugor.

Postime të lidhura