Aplikacion
I pari që shkoi për të dhënë sqarime para prokurorëve ishte mjeku Edmond Gashi.
Ai mohoi të ketë marrë ryshfet nga pacientët, duke shtuar se as nuk i ka detyruar ata të shkonin për kurim te klinika e tij private.
“S’kam bërë korrupsion dhe ndaj e hapa klinikën private, që të shmangia mitmarrjen. Pacientët më vinin vetë te klinika. Jam mjeku që kam bërë më tepër ndërhyrje në spitalin shtetëror”, u shpreh Edmond Gashi.
Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Paralelisht me marrjen në pyetje të të akuzuarve, SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna mbi mjekët, por edhe pasurinë e tyre.