zoom

Lajme

Skandali/ Pse mazhoranca la pa karrige protokolli Opozitën në përurimin e bazës së NATO?

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, denoncon se Protokolli ka ftuar dhe ka lënë pa karrige deputetët e opozitës në Kuçovë.

Ky skandal ka ndodhur ditën e sotme, në sy edhe të përfaqësuesve të huaj, teksa sipas ligjvënësit u detyruan të largohen pas himnit kombëtar.

Postimi i deputetit Asllan Dogjani:

“E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës!

Ne, deputetët e opozitës, anëtarë  të Komisionit të Sigurisë kombëtare, në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-s, ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.

Pavarësisht se ishim dhe të ftuar, u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam.

Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!

Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës”. /ZOOM.AL/